Historia zemërthyese e Cane Carës: I riu që humbi jetën në ditëlindjen e 18

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë të martën në orët e para të mëngjesit, la pas shumë viktima dhe shumë zemra të thyera. Cane Cara është i riu që humbi jetën dhe që sot u nxorr nga rrënojat. Cane jetonte së bashku me familjen në Thumanë në një ndër pallatet e rrënuara.

I riu do të mbushte sot 18 vjeç por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte katastrofës që pllakosi Shqipërinë. Cane e kishte lënë të festonte me shokët e tij por ajo që supozohej të ishte dita e tij më e lumtur, u kthye në një makth që ende nuk besohet të jetë i vërtetë. Miqtë e tij e kanë shprehur hapur trishtimin që ndjejnë në rrjete sociale duke shkruar: “Më kishe premtuar që sot do dilnim, nuk e mbajte fjalën vlla. Sot do ishte dita më e bukur për ty, po fatkeqësisht u bo më e keqja për ne. S’e gëzove ditëlindjen e 18-të vlla. Të pushtoftë shpirti në paqe vëllai im”, “Allahu shpirtin ne xhenet vlla , nje lajm shum i keq qe kam degjuar sot vlla, do na mungosh”.

Share With:
Translate »
1242 Views