“Bëji të fala mamit!”, Robert Berisha lë mesazhin prekës në “Librin e Kujtimeve” për Vjosa Berishën

Vjosa Berisha, regjisorja e cila ndërroi jetë një javë më parë në Londër pas një beteje të ashpër me kancerin, u përcoll sot për në banesën e fundit. Homazhet u mbajtën në Teatrin Kombëtar në Prishtinë për të nderuar jetën dhe veprimtarinë artistike të së ndjerës.

Në mesin e pjesëmarrësve, ishin dhe Robert Berisha, i cili ka shkruar disa fjalë në Librin e Kujtimeve për producenten nga Kosova. “Vjosa jonë ma e mira, të fala kon do që e takon atje, e sidomos mamit Teutë, që t’ka dashtë shumë. Të dojmë shumë – Robert Berisha”.

Kujtojmë që nëna e artistit u nda nga jetë në fillim të vitit 2021 pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Share With:
Translate »
46 Views