Hueyda El Saied nuk është më vetëm, në pushime me djalin dhe partnerin e ri

Hueyda El Saied ka zbuluar pak ditë më parë se ka nisur pushimet krah partnerit të saj të ri. Pranë tyre është dhe djali i saj Gabriel, i cili po i shijon më shumë se të gjithë këto ditë.

Këtë herë, fundviti e ka gjetur showgirl-in e njohur në Caraibe, nga ku siç duket do të presë Krishtlindjen me personat më të dashur.

Partneri i Hueydës është zbuluar për herë të parë nga ‘RevistaWho.Com’ 1 vit më parë me disa foto paparaci.

Në atë kohë, e ftuar në programin e Eraldo Rexho, ‘Lartë e poshtë’ Hueyda u shpreh: “Ai është shoku im, nuk është shqiptar. Dashuria ime e parë dhe shpresoj të jetë e fundit”. Siç duket gjërat po shkojnë shumë mirë për bukuroshen e ekranit dhe lumturia për të nuk po mungon.

Share With:
Translate »
579 Views