Vajza e Jennnifer Lopez tërheq vëmendjen

Në një formë apo në tjetrën, Jennifer Lopez di se si t’i bëjë të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo. 49-vjeçarja eshte shfaqur sharmante edhe në klipin e këngës së saj më të re me titull “Limitless”.

Por ndryshe nga çdo herë, një femër tjetër arriti t’i merrte vëmendjen. Bëhet fjalë për vajzën e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muniz, e cila në videoklip shfaqet si një kopje e mamasë së saj.

Emme dhe vëllai i saj binjak, Maximilian David, kanë ardhur në jetë nga martesa e Lopez me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa kjo është hera e parë që ajo e bën vajzën pjesë të një klipi.

Emme duket se ka po aq talent sa e ëma teksa shihet që këndon, kërcen dhe aktron njësoj si JLo, e cila pavarësisht viteve të saj duket se energjia nuk i shteron.

Share With:
Translate »
553 Views