Humb jetën adoleshenti në Kukës nga sherri me thika

Një adoleshent ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy adoleshentëve. Gjithashtu mësohet 16-vjeçari me inicialet A. M., është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin. 17-vjeçarin me inicialet R.M. Do të jetë deklarata e tij dhe dëshmia e të pranishmëve në vendngjarje ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Share With:
Translate »
717 Views