Humbi jetën nga kanceri i gjirit, sociologu rrëfen ikjen e vështirë të motrës së vogël

Sociologu i njohur Gëzim Tushi para pak ditësh ka festuar 70-vjetorin në një festë të madhe i rrethuar nga familjarë, miq e kolegë. Në një intervistë në “Rudina” në Tv Klan për të ndarë mësimet, arritjet, gëzimet dhe ëndrrat e tij, sociologu ka rrëfyer të gjitha momentet e rëndësishme. Mes këtyre, ai ndan edhe vështirësitë, çastet kur situata i është dukur e papërballueshme dhe një ndër to, është humbja e motrës së vogël.

Gëzim Tushi: Ngjarja më e vështirë ka qenë humbja e motrës time të vogël rrotull moshës 50 vjeçe, 52 vjeçe e cila humbi jetën nga kanceri i gjirit pas një beteje 8-vjeçare. Kjo ka qenë humbja që kam ndierë më shumë, natyrisht unë kam humbur edhe nënën, edhe babain në mosha të caktuara, por ikja e motrës, Ritës, që më donte shumë dhe e doja shumë, më ka prekur shumë në atë kohë dhe tani që ma kujtuat ju, prapë jam shumë i emocionuar.

Rudina Magjistari: Ju çfarë moshe kishit atëherë, kur ajo është ndarë nga jeta?

Gëzim Tushi: Kur është ndarë nga jeta, unë kam qenë afro 55 vjeç. Ajo ishte motra e tretë, ishte fëmija më i vogël. Dy motra janë, unë, Suzana dhe Rita. Tani vetëm Suzanën kam, tani ajo tjetra ka humbur jetën dhe ka lënë dy fëmijë, njëri është në SHBA, tjetri në Vlorë, punojnë, kanë krijuar familjet e tyre, janë të suksesshëm.

Share With:
Translate »
98 Views