Humbi jetën papritur te gjyshërit në Delvinë, i jepet sot lamtumira Soleil

Ka humbur jetën gjatë pushimeve tek gjyshërit në Shqipëri, një foshnjë 19 muajshe me prindër italo-shqiptarë. Soleil Andolfi ndërroi jetë në krahët e prindërve në mënyrë të papritur, teksa shkaqet janë të paqarta.

Sipas mediave italiane, prindërit e vogëlushes Alesandro dhe Lorinda janë infektuar me Covid gjatë pushimeve në Shqipëri dhe pas tyre ka shfaqur probleme shëndetësore vajza e tyre. Trupi i pajetë i vogëlushes i është nënshtruar ekspertizës, teksa analizat mjeko-ligjore do përcaktojnë shkaqet e vdekjes së saj.

Në Shqipëri, lidhur me rastin u raportua se vogëlushja humbi jetën pasi piu gabimisht metadonin e dajës që vuante nga problemet e drogës, ndërsa ende nuk dihet e vërteta e ngjarjes. Soleil Andolfi jetonte në rajonin e Ascolit, Itali me prindërit dhe motrat e vëllezërit e saj, ndërsa trupi i vogëlushes do të prehet në Itali, aty ku ceremonia mortore do të nis në kishën Regina Pacis, për ta përcjellë më pas në banesën e fundit.

Share With:
Translate »
58 Views