Humbi prindërit nga kanceri i vogël, historia e vetmisë së Vorianit | Video

“Kur arrin në një gjendje si kjo unë mendoj se jam dorëzuar, Jam dorëzuar dhe duhet të kërkoj ndihmë me patjetër,” kështu nis historia dramatike e Vorianit e rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24.

Në përfundim të maturës Voriani ishte një djalë me plot dëshira e ëndrra, por që fatkeqësisht u ndërprenë në mes.

“Mbas përfundimit të shkollës mendova të aplikoja në akademinë e rendit, se e kam pasion, por kriteri ishte që të kisha një patentë dhe unë s’e kisha, shpresoj që një ditë mund të konkurroj dhe ta fitoj,” shprehet ai.


Që atëherë mu desh të punoj ҫ’të më dilte përpara. Por duke parë edhe kushtet që jam jo ҫdo punë kam arritur ta mbaj.”Ai ka bërë punë të ndryshme, por vetëm gjatë verës, pasi dimrit e ka të vështirë.

“Dimrin e kam pas gjithmonë të vështirë, sepse në ujë të ftohtë me zor lan duart, jo të lash rrobat, të lash trupin. Në moshën 13 vjeҫ, mua më ka vdekur babai. Detyrimisht në atë moshë, kur prindwrit, sidomos babai, të duhet më shumë, mua më ka munguar kjo”.

E njëjta sëmundje që i rrëmbeu babain, kanceri, tashmë ishte kthyer për t’i marrë edhe nënën, duke e lënë atë fillikat, krejt i vetëm në këtë botë.

“Me mamin kam vuajtur shumë, kam aritur edhe deri që i injektoja morfinq, vetë, kishte aq vuajtje të mëdha, aq dhimbje sa nuk përshkruhet.  Arrita unë që t’ia injektoja,sepse ajo u verbua nga kanceri. Gjatë gjithë jetës ka qenë shurdhmemece dhe muajin e fundit mua nuk më pa. Humbi totalisht, saqë vetëm me anë të prekjes diktonte që isha unë. Deri ditën e fundit nuk më pa.”

Ai jeton në këtë shtëpi, gjendja e së cilës, rëndohet dita ditës e ku duhet të përballet me vetminë.

“Jam futur pak në pesimizëm, nuk kam se ҫfarë të bëj më. Nuk e di është një lloj stresi që më ka kapur, ndoshta kam nevojë është për ndonjë terapi psikologjike, ndoshta për të gjetur atë çelësin, për të vazhduar përpara. Kam këtë bllokun që më pengon nga jeta sociale, nga jeta e punës.”

Vorianin, tashme 21 vjeҫar, e takuam në ditën e tij të lindjes, edhe pse për të, kjo ditë nuk kishte ndonjë ndryshim.

“Ditëlindjen e kam pas si tip rutine, sidomos këto vitet e fundit, se s’është se kam me kë ta ndaj, është thjeshtë ditë normale që kalon.”

Ekipi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” së bashku me Qendrën Cociale në Shkozë, nuk e la me kaq, duke i organizuar Viroianit një festë surprizë ditëlindje në mencën e qendrës sociale.

Suprizë të cilën sic, u shpreh edhe vetë ai, ka për ta mbajtur mend gjatë.

“Nuk kam fryrë asnjëherë qirinj, nuk kam festuar asnjë herë me kaq shumë njerëz, me kaq shumë duartrokitje, do ta mbaj mend gjatë këtë ditëlindje.”, u shpreh i emocionuar Vioriani.

Sidrit Bejleri, i dërgoi atij një tortë për ditëlindje, duke i kënduar edhe urimin e rastit së bashku me të gjithë banorët e banesave sociale që gjendeshin në mencë, ndërsa drejtoresha e Qendrës Eva i bëri Vorianit një dhuratë, ku siҫ tha vete ai kjo ishte hera e parë që merrte një dhuratë ditëlindjeje.

Share With:
Translate »
1363 Views