“I bëj vetes një premtim dhe gjithmonë e thyej”, këngëtarja shqiptare zbulon detajin prekës

Mbrëmjen e kaluar është transmetuar puntata e radhës, e ‘Soiree’ që drejtohet nga Jonida Shehu. Ndër të ftuarit specialë të mbrëmjes ishte edhe Marsela Çibukaj, e cila së bashku me personazhet e tjetër foli për festat dhe dhuratat. Këngëtarja rrëfeu se ka një premtim që ja bën gjithmonë vetes për festa dhe gjithmonë përfundon duke e thyer.

Imazh i ngjashëm

“Unë kam vite që nuk i festoj festat pranë familjes. Një premtim që ja bëj gjithmonë vetes, por vjen fundi i vitit dhe preferoj të lë disa para mënjanë për ta më shumë sesa të jem pranë tyre. Faktikisht, është një dhimbje kjo e fundvitit që e jetoj mes melankolisë dhe mungesës së familjes. Festë është kur ke gjithnjë familjen afër”,-u shpreh ajo. Me siguri mërzia dhe dhimbja për Marselën vetëm rritet, pasi fundviti është një nga periudhat më të ngarkuara për këngëtarët e suksesshëm.

Share With:
Translate »
669 Views