Nënat minorene fenomen shqetësues në Kosovë, 246 foshnje në 11 muaj

Lajmi se një vajzë 13-vjeçare nga Elbasani, e martuar në Gjakovë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj ka pushtuar të gjitha mediat.

Por në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sjellja në jetë e fëmijëve nga vajza minorene nuk është një fenomen i panjohur.

Në 11 muajt e vitit 2018, kanë lindur 246 foshnja, nënat e të cilave janë nën moshën 20 vjeçare.

13-vjeçarja me inicialet H.XH, e cila disa ditë më parë u bë nënë ka rrëfyer për TV7 në Kosovë, përse ju desh të marrë rrugën për në Gjakovë, ku solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Nëna me moshë të pazakontë tha se kishte ardhur në Kosovë për të takuar babain e saj, i cili punon hekurthyes. Sipas të miturës ajo nuk kishte ardhur e vetme në Kosovë, bashkë me të ka qenë edhe burri i saj, edhe ai i mitur 17-vjeçar.

E reja ka kaluar në Kosovë përmes pikës kufitare në Morinë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, të miturës i është dashur të marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aty ku më pas edhe solli në jetë foshnjen.

13-vjeçarja vazhdon të qëndrojë në klinikë ku po vijon mjekimin pas lindjes, ndërsa gjendja e saj është normale.

Ndërkohë foshnja ka lindur 33 ditë para kohe dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani, vajzën nuk ka ardhur askush ta vizitojë në spital nga të afërmit e saj.

Share With:
Translate »
636 Views