I bien flokët nga sëmundja, adoleshentja mposht dhimbjen me art

Flokët e Madisyn Babcock filluan të bien në fillim të këtij viti për shkak të alopecisë, një sëmundje autoimune që shkakton humbjen e flokëve.

Brenda pak kohësh 17-vjeçarja e pa veten tërësish pa flokë dhe ky ishte një ndryshim shumë i madh për të. Por në vend që të fshehte humbjen e flokëve, nxënësja e shkollës së mesme vendosi që ta kthejë dhimbjen në art, duke e mbuluar kokën me piktura me lule.

Kjo ishte ideja e nënës së saj artiste, e cila pikturoi në mënyrë të mrekullueshme flokët në kokën e së bijës.

“Kur mendoj për veten time, mendoj për lulet,”-tha ajo.”Unë kam lulëzuar në dikë që kurrë nuk kam menduar të jem, por unë nuk do ta ndryshoja atë për botën.”

C a

Share With:
Translate »
705 Views