Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të dytë, vjen foto e parë e djalit

Një nga lojtaret më të forta, që bëri për vete zemrat e të gjithëve nga shtëpia e Big Brother 6 me historinë e saj, Eldora Koçi, sot është bërë nënë për herë të dytë.

Vajza që bëri përshtypje për sekretin e saj “unë jam talasemike”, është një bashkëshorte dhe nënë e lumtur prej vitesh. Eldora, sot ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë.

Roan, djali 2-vjeçar i ish-banores së Big Brother, do të jetë vëllai i madh i familjes.

Lajmi dhe fotoja e parë nga spitali është postuar nga Big Brother News në Instagram.

Urime Eldorës dhe familjes së saj.

Share With:
Translate »
866 Views