I biri i Lorik Canës mbush dy vjeç, ja festa e veçantë që i kanë përgatitur

Boikeni mbush dy vjeç. Lorik Cana na ka treguar përmes postimeve detaje nga festa. Një tortë e madhe mbi një valixhe dominon dhomën duke treguar që djalit të një mamaje italiane dhe një babai shqiptar nga Kosova, ish-futbollist, sigurisht i duhet të udhëtojë shumë. Dallohen aty edhe simbolet e Republikës së Shqipërisë apo Italisë dhe një glob. Ngjyra e zgjedhur është bojëqielli, tipikja e djemve të vegjël. Ndërkaq një dysh i madh është krijuar me tullumbace, ndërsa disa të tjera janë ngjitur mbi tavan…Festa ka temën e piknikut. Mbajtëse prej qelqi me kapak, të mbushura me ëmbëlsira me ngjyra të këndshme, një mbulesë me kuadrate të vegjël, shporta…të shtruara mbi një tapet bari artificial. Gjithçka si në një piknik. Nuk e kuptojmë përse nuk kanë zgjedhur ta organizojnë piknikun në natyrë me këtë kohë kaq të bukur, veç ndonjë nostalgjie të Lorikut për tapetet me bar… Sigurisht familja ka dashur të ruajë privatësinë e të birit sepse po të dilte të festonte në një nga parqet e Tiranës, do ta shihnin shumë shpejt në media veten dhe djalin, ndërkohë që ata janë të vendosur të mos e ekspozojnë me fytyrë Boikenin. Nuk i dihet nëse tani që mbushi dy vjeç do ndryshojë diçka.   

Share With:
Translate »
870 Views