I dashuri i Jennifer Lopez njerku perfekt, tregon se ka një marrëdhënie të mrekullueshme me vajzën e saj

Jennifer Lopez ka vendosur t’i kalojë këto Krishtlindje me dy binjaket e saj dhe me të dashurin, Alex Rodriguez. Çifti ka postuar disa foto gjatë këtij sezoni festash dhe ajo çfarë na bie më shumë në sy është afrimiteti i Alex me një nga vajzat e Jennifer, Emme. Mesa duket janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe këtë e ka treguar vetë Jennifer me një foto që ka publikuar në ‘Instagram-in’ e saj. Tani, kemi më shumë prova që familja e tyre është më e bashkuar se kurrë.

Alex ka publikuar një foto ku është duke e përqafuar Emme, dhe në përshkrimin e saj ka shkruajtur: “Dashurinë e Emme përpara golfit”.

Emme duket njësoj si mamaja e saj dhe shpresojmë që të ndjeki hapat e Jennifer, duke qenë se ishte pjesë e videoklipit të saj të fundit.

Share With:
Translate »
565 Views