‘I jemi lutur 4 vjet të gjithë familjes’, pse priti kaq gjatë modelja shqiptare?


Nuk ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk i ka shpëtuar dot listës së emrave të showbiz-it. Endi Demneri nuk është një emër i panjour për publikun, por është edhe më shumë në fushën e modelingut. Bukuroshja 19-vjeçare, në fakt, modelingun e ka nisur nga “halli”. Kështu rrëfeu pak kohë më parë kur ishte e ftuar Top Magazine. Si fillim, iu desh të pozonte për hatër të tezes që kishte hapur një dyqan veshjesh nusërie dhe aq u desh. Tiparet mesdhetare, bukuria natyrale ranë shpejt në sy të të gjithëve dhe të bërit modele u kthye në punë.

Por veten akoma nuk e konsideronte personazh. Ndoshta kjo ka qenë edhe një prej arsyeve që Endi ka plot 4 vjet që refuzon të jetë pjesë e Procesit Sportiv. Kështu tha sonte Edi Manushi, kur prezantoi modelen e njohur, e cila, më në fund, u dorëzua dhe pranoi të vijë: “E dini që kemi plot katër vjet që e lusim të në vijë në Procesin Sportiv Endi? Në vitin 2014, kemi marrë edhe familjen në telefon, por na kanë refuzuar”, – tha Manushi ndërsa po prezantonte Endin duke i kërkuar kësaj të fundit të tregonte cila ka qenë arsyeja e vërtetë e këtij refuzimi.

Duke u justifikuar, Endi tha se para 4-vjetësh, ajo nuk kishte ndonjë gjë të re për të rrëfyer për vete, por gjatë kësaj periudhe, ajo është marrë me modeling, ka mësuar më shumë për sportin, por edhe ka fituar më shumë përvojë: “Para katër vjetësh, nuk kisha çfarë të thoja, ndërsa tani kam të reja. Vazhdoj studimet për art dizajn, merrem me fashion dizajn, por kam mësuar edhe më shumë për sportin”, – tha modelja.

Me siguri, edhe vëmendja e publikut, tani Demnerit do t’i pëlqejë më shumë, meqenëse edhe në rrjetet sociale, komplimentet për të nuk kanë munguar.

Share With:
Translate »
1676 Views