I kishte këmbët e kthyera në 180 gradë, transformimi i pabesueshëm i 11 vjeçares
Ky është transformimi i pabesueshëm i një vajze 11 vjeçare këmbët e së cilës ishin të përdredhura, plotësisht mbrapa.
E njohur si Justine, vajza vuajti nga një çrregullimi rritjes që e la me këmbët e deformuara.
11-vjeçarja i kishte këmbët e përdredhura në 180 gradë dhe në drejtim të gabuar.
Por gjendja e saj nuk e ndaloi atë që të luante futboll, të ngjitej në pemë, por edhe të ecte për të shkuar në shkollë edhe pse më vështirësi.
Justine iu nënshtrua një operacioni për të rregulluar gjendjen e saj. Kirurgët nga Mercy Ships i prenë kockat në të dyja këmbët, i vendosën gjymtyrën në pozicionet e duhura dhe i vendosën përsëri në vend.
Pesë muaj më vonë, 11-vjeçarja mund të ecë më krenari, të luajë e të shkojë në shkollë si gjithë moshatarët e saj.
“Nuk ka asgjë, që unë nuk arrij ta bëj tani,”-tha vogëlushja nga Yaounde në Kamerun.
Justin ka lindur me sëmundje Blounts, një çrregullim i rritjes së kockave të këmbëve nën gju dhe bën që pjesa e poshtme e këmbës të krijojë një kënd të brendshëm.
Gjendja e saj u përkeqësua kur u rrit, derisa këmbët e saj ishin kthyer në drejtim të gabuar.
Në shtator të vitit të kaluar ajo u shtrua në spitalin bamirës Mercy Ships . Pas operacionit ajo arriti që të kishte këmbë normale.