I moshuari nga Mamurrasi shokohet nga ajo që gjeti në kasollen e bagëtive

Një 64-vjeçar nga Mamurrasi është tronditur kur ka hyrë në kasollen pranë shtëpisë së tij, nga ajo çfarë i kanë parë sytë.

Burri hyri në kasolle për të ushqyer bagëtitë por vuri re një njollë gjaku. Ai nisi të shohë përreth dhe aty pranë gjeti një fetus të një foshnje të seksit mashkull.

64-vjeçari njoftoi menjëherë policinë, të cilët paraprakisht dyshojnë se kasollja është përdorur nga një grua, e cila vetëm ose në bashkëpunim, e ka përdorur për të hedhur fetusin. Hetimet vijojnë.

Share With:
Translate »
699 Views