I ndahet nga jeta vjehrri, dedikimi emocionues i Majlinda Bregut na preku të gjithëve

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka lajmëruar miqtë se është ndarë nga jeta vjehrri i saj, të cilin ajo thotë se e thërriste përherë ‘gjysh’ ashtu siç i thërrisnin gjithmonë fëmijët e saj. Bregu shkruan se Beqir Ajazi ndërroi jetë sot në moshën 97 vjeçare, ndërsa jetoi mes peripecive e dhimbjeve të pafundme të humbjes së njerëzve të dashur në komunizëm, si dhe me merakun e madh të Shqipërisë që nuk u dekomunistizua dot.

SHKRIMI I PLOTË

Adieu ‘Gjysh’!Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️ As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi. Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht? Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…Adieu ‘Gjysh’

Share With:
Translate »
1664 Views