“I thashë që do t’i haja zemrën dhe e bëra”, kanibali ther nënën 27-vjeçare

Policia ruse ka arrestuar një kanibal, i cili ka vrarë një 27-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, dhe i ka ngrënë asaj zemrën.

I arrestuari është Alexey Yastrebov, 35 vjeç.

Ai u arrestua për vrasjen e Ekaterina Nikiforova, të cilën e therri me një thikë kuzhine.

Pastaj i hoqi zemrën dhe e poqi në furrë.

Pas kësaj, 35-vjeçari telefonoi pronarin e banesës me qira ku jetonte, Zhanna Avdeeva, 31 vjeç, dhe i tha: “Thirrni policinë dhe ambulancën. Pranë meje është një kufomë.”

Viktima ishte nënë e dy vajzave shtatë dhe tre vjeç, dhe ishte e divorcuar.

Ajo ishte motra e shokut të ngushtë të kanibalit që e vrau dhe i hëngri zemrën.

  

Share With:
Translate »
770 Views