Publikohet letra e rrallë e Lasgush Poradecit për të ëmën kur i kërkonte leje për tu martuar

Një letër e rrallë kjo e lirikut të madh Lasgush Poradeci dërguar nënës së tij, Kostandina Gushos, më 22 qershor të vitit 1939. Letra publikohet nga vajza e lirikut, Marie Poradeci e cila hera-herës ngan për lexuesit kujtime e copëza me shumë vlerë nga poeti i liqerit.
LETRA në versionin ORIGJINAL:
“Zonjës Kostandina Gusho.
Rruga Naim Frashëri
Pogradec
Tiranë, 22 Qershor 1939.
Nëna ime e dashur,
Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua po më shumë se këto, më pëlqen mëndja dhe shpirti i saj. I-ati ka qënë oficer po është vrarë prej kohe për Shqipërinë, ay kishte dy dekorata. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kish ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëhëqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë.
Ju dërgon të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhemshur, të puth dorën me dashuri dhe me nder të math. Djali yt Llazar.”

Share With:
Translate »
772 Views