I vdes vëllai me Sindromën Down, gazetarja shqiptare akuzon spitalin

Vetëm një muaj më parë një i ri me Sindromën Down ndërroi jetë.

32-vjeçari ishte mjekuar gjithmonë por së fundmi prej disa kohësh ndodhej I shtruar në qenrëd spitalore QKUK, ku dhe po I nënshtrohej mjekimit të nevojshëm.

Por për Adriana Kabashin, mjekët nuk dhanë shpresë dhe I njderi ndërroi jetë para një muaji.

E motra e tij, Adriana Kabashi, një gazetare e njohur, në një shkrim të sajin, ka bërë një rrëfim për jetën, diagnostikimin dhe peripecitë e tyre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku akuzon stafin mjekësor për atë çka i ndodhi vëllait të saj.

“Ende besoja se në qendrën spitalore kishte njerëz që bënin me përkushtim punën, sado që kishte mungesa të mëdha në barna e pajisje. Mjekja që na lëvizi kishte filluar të merrej me një ‘peshk të madh’  të politikës, që nga burgu kishte ardhur për kontroll aty (e ruanin katër a pesë persona),”- thotë Kabashi.

Ajo tregon se gjithnjë i kishte ndenjur në kokë të vëllait për gjithcka që ai kishte pasur nevojë. Së fundmi, pasi kishte marrë terapi kundër gripit, Adriani ishte bërë keq dhe menjëhere e kishin nisur për Emergjencë në QKUK.

Pas gjashtë orësh pritje në Emergjencë që të vinte pulmologu, kishte ardhur mjeku i ndërrimit, i cili sipas saj e kishte “shpalosur” kështu profesionalizmin e tij :

“Shikoni zonjë… personat me Sindromën Doën nuk jetojnë më shumë se… “.

“I shpjegova që nuk ishte koha të merrej me statistika që kasha 32 vite që i studioja por t’i kushtonte vëmendje virusit. Por sërish doktori këmbënguli që për Adrianin s’mund të bëhej asgjë, sepse ishte me Sindomën Down. Unë nuk e di kush është fajtor për gjendjen në QKUK… mjekët, qeveria, kriminelët, krimi i organizuar në nivel qendror apo kriminaliteteti brenda QKUK -së, por e di që atë vend e ka mbërthyer krimi individual, neglizhenca, injoranca, si dhe kriminaliteti i organizuar. Fati i pacientit është në duart e infermieres që nuk di të bëjë dallimin midis 15 minutave inhalim e 15 mililitrave të tretjes për inhalim. QKUK duhet të mbyllet… të paktën këtyre doktor xhekillave t’ju pamundësohet eksperimentimi me trupat e njerëzve!”- përfundon e indinjuar gazetarja.

Share With:
Translate »
773 Views