Tragjedi për futbollistin e famshëm: Ndahet nga jeta djali i tij 5 vjeçar

Nëpërmjet një postimi të ndjerë në “Twitter”, ish-portieri i Real Madritit, por që periudhën shkëlqimit e pati gjatë kohës që luante me Valencian, Santiago Canizares, ka bërë me dije se djali i tij 5 vjeçar ka humbur betejën më një semundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.


“Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t’ua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësinë që kam marrë gjatë këtyre muajve. U nis i rrethuar nga paqja, duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi”- shkroi futbollisti.


Canizaresin e kanë ngushëlluar persona të famshëm të lidhur me sportin në Spanjë, madje dje gjatë miqësores me Gjermaninë lojtarët e kombëtares spanjolle mbanin shirita të zinj në krah, në nder të vogëlushit. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
887 Views