I veshur me kostum, Arbër Hajdari publikon foton përpara dasmës!

Tashmë është e ditur që Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Mirëpo së fundmi Arbri ka publikuar një foto në Instastory teksa shihet i veshur me kostum si dhëndër.

Ai ka zbuluar vetëm kostumin, por pa treguar fytyrën e tij.

Më herët, Arbër Hajdari ka folur në një intervistë për njohjen e tij me Vlerën.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, ka thënë ai.

Arbër ka zbuluar detaje dhe nga fëmijëria më herët. Ai ka thënë se mamaja e tij e ka veshur si vajzë kur ai ka qenë i vogël.

“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- theksoi ai.

Share With:
Translate »
45 Views