Ibrahimoviç nuk do të kthehet i vetëm tek Manchester United
Pas një viti të suksesshëm në Manchester United, duket sikur Zlatan Ibrahimoviç mund të kthehet në Old Trafford së bashku me dy djemtë e tij. Maximilian dhe Vincent janë regjistruar të dy me të rinjtë e Kuq dhe do të bashkohen me babanë e tyre në Manchester. Sipas Sun, suedezi mund të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore sapo ai të rimëkëmbë plotësisht lëndimin dhe dy djemtë e tij mund të bashkohen me akademinë e famshme. Jose Mourinho do të mirëpriste kthimin e lojtarit me krahë të hapura dhe trajneri do të ndjejë se ai mund të jetë një ndikim pozitiv në ndihmë të Romelu Lukaku. Golashënuesi më i mirë i Unitedit sezonin e kaluar i bëri tifozët disa ditë më parë me dije se duhet të presin një njoftim të madh