Ija, gjyshja e Besit hap dasmën me të ftuarit VIP

Para se të martohej, Besi publikoi një video kur kishte takuar gjyshen e tij ku po bënin plane si ajo do hapte dasmën e Besit. Duke pasur parasysh humorin e tij, edhe ky u duk si një episod më shumë për të shkaktuar të qeshura, por ja që nuk paska qenë ashtu.

Dasmën e Besit e hapi vërtet Ija. “Ky është personi që ma ka rritur”, tha Besi teksa afrohej pranë gjyshes dhe duke imituar zërin e saj tregoi sesi ajo i kishte kërkuar që të hapte dasmën.

Ija e mirë u puthi duart nuses dhe dhëndrit dhe bëri përshëndetjen në mikrofon. “Mirë se keni ardh’ të gjithë”, tha ajo, siç e tregon videoja e Who dhe megjithëse ishte një çast emocionues, duke qenë që Besi e ka imituar aq shpesh me humor gjyshen, menjëherë përshëndetja shkaktoi të qeshura…

Moment shumë emocionues

A post shared by revistawho.com (@revistawho) on

Dasma e Besit ishte si natyra e tij, e vërtetë dhe me humor. /Revista Class

Share With:
Translate »
3003 Views