Shtatë nxënës të vdekur nga zjarri në një shkollë

Të paktën shtatë nxënës kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në shkollën e mesme Moi Girls në Nairobi të Kenias.

Ministri i Arsimit, Fred Matiangi, theksoi se nxënësit humbën jetën pasi zjarri përfshiu një konvikt të shkollës së mesme. Theksohet se ende nuk dihet shkaku i zjarrit, shkolla do të mbyllet në dy javët e ardhshme.

Vitin e kaluar, në të paktën 126 shkolla të mesme janë raportuar zjarre të vogla ose të mëdha që janë shkaktuar nga protestat e nxënësve për shkak të shkurtimit të festave dhe kufizimit të vizitave të prindërve. 

Share With:
Translate »
718 Views