Një tragjedi e heshtur po zhvillohet tek fëmijët. A keni nevojë për më shumë prova para se të zgjoheni?

Një tragjedi e heshtur po zhvillohet tani, në shtëpitë tona, dhe ka të bëjë me bizhuteritë më të çmuara – fëmijët tanë. Nëpërmjet punës sime me qindra e fëmijë dhe familje, si një terapist profesionist, kam dëshmuar këtë tragjedi të pashoqe që ndodh para syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje shkatërruese emocionale! Bisedoni me mësuesit dhe profesionistët që punojnë në këtë fushë për 15 vitet e fundit. Ju do të dëgjoni shqetësime të ngjashme me të miat. Për më tepër, në 15 vitet e fundit, studiuesit kanë publikuar statistika alarmante të sëmundjeve mendore tek fëmijët, që kanë arritur përmasa epidemike:

1 në 5 fëmijë ka probleme të shëndetit mendor 43% rritje në ADHD 37% rritje të depresionit 200% rritje në nivelin e vetvrasjeve tek fëmijët 10-14 vjeç

A keni nevojë për më shumë prova para se të zgjoheni?

Është provuar shkencërisht se truri ka kapacitet për t’u përditësuar vetë përmes mjedisit. Për fat të keq, me mjedisin dhe stilet prindërimit që po praktikojmë, ne po orientojmë trurin e tyre në një drejtim të gabuar dhe duke kontribuar për sdat e tyre në jetën e përditshme.

Çfarë është e gabuar?

Fëmijët e sotëm janë duke u privuar nga bazat e një fëmijërie të shëndetshme, të tilla si:

Prindër të pranishëm emocionalisht

Kuzime dhe udhëzime të qarta e të mirëcaktuara

Përgjegjësi

Ushqyerje e ekuilibruar dhe gjumë i mirë

Lëvizje zike dhe dalje në natyrë

Lojë krijuese, ndërveprim social, kohë boshe dhe momente mërzie

A mundet dikush të imagjinojë se është e mundur të rritet një brez i shëndetshëm në një mjedis kaq të sëmurë? Natyrisht jo! Nuk ka rrugë të shkurtra për prindërimin dhe nuk mund ta mashtrojmë natyrën njerëzore. Siç e shohim, rezultatet janë shkatërruese. Fëmijët tanë paguajnë për humbjen e fëmijërisë së balancuar me mirëqenien e tyre emocionale.

Prindër të shpërqëndruar nga pajisjet dixhitale

Prindër tolerantë që e lejojnë fëmijën “të drejtojë botën”

Gjumë të pamjaftueshëm dhe ushqyerje të pashëndetshme

Stil jete pasiv

Stimulim pa fund, përdorim të pajisjeve teknologjike si dado, plotësim të kënaqësisë në moment dhe mungese të momenteve boshe dhe të mërzitshme.

Nëse doni fëmijë të shëndetshëm, duhet të kthehemi në bazë dhe kjo është mëse e mundur. Vendosni kuj dhe kini parasysh se jeni PRINDI, jo shoqja e fëmijës suaj. Ofrojini fëmijës suaj një jetë të ekuilibruar mirë duke i dhënë çfarë ka nevojë, jo çdo gjë që dëshiron. Mos kini frikë të thoni “ Jo” në rastet kur kërkojnë diçka që nuk iu nevojitet.

Jepuni ushqim të shëndetshëm

Kaloni një orë në ditë në natyrë

Hani një vakt familjar pa shqetësimin e teknologjisë

Luani një lojë ku nuk përfshihen lojrat teknologjike

Angazhojeni fëmijën tuaj me një punë çdo ditë (palosje rrobash, rregullim të lodrave, shtrim tavoline etj)

Vendosni një rutinë të rregullt gjumi në një dhomë pa pajisje teknologjike

Mësojuni pavarësinë dhe përgjegjësinë duke i lënë të mundohen dhe të mësojnë nga dështimet e tyre të vogla

Mos ia bëni ju gati çantën, mos ia mbani çantën, mos ia çoni në shkollë ushqimin apo librin që ka harruar, dhe mos ia qëroni bananen nëse është mbi 5 vjeç.

Mësojani këto aftësi në vend që t’i bëni vetë.

Mësojini të presin për kënaqësitë dhe lerini të mërziten nga koha boshe.

Mos u ndjeni përgjegjës për të argëtuar gjithë kohën fëmijën tuaj.

Mos e përdorni teknologjinë si kurë për mërzinë

Jini të pranishëm emocionalisht për t’u lidhur me fëmijën tuaj dhe mësojini vetëmenaxhim dhe aftësi sociale

Fikni telefonin derisa ata të shkojnë në shtrat

Bëhuni trajneri emocional i fëmijës suaj

Mësojuni përshëndetjet, mbajtjen e radhës, ndarjen me të tjerët, mirësjelljen në tavolinë, aftësitë bashkëbiseduese

Krijoni lidhje emocionalisht: buzëqeshni, përqafoni, puthni, gudulisni, lexoni, vallëzoni, kërceni, zvarrituni me fëmijën tuaj.

Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se ky brez i tërë i fëmijëve të jetë nën mjekim!

Nuk është ende vonë, por së shpejti do të jetë …

Share With:
Translate »
770 Views