Ilaçi magjik që kuron infeksionin e veshit tek fëmijët
Dy e tretat e të gjithë fëmijëve diagnostikohen me infeksion veshi para moshës 1 vjeçare. Edhe pse kjo mund të jetë një diagnozë shumë e frikshme për prindërit e fëmijëve të vegjël, infeksionet e veshit në fakt janë shumë të menaxhueshme dhe zakonisht shërohen, pa përdorimin e ilaçeve.
Megjithatë, shumë prindër kërkojnë zgjidhje duke përdoru antibiotikët e dëmshëm për të trajtuar infeksionin e veshit, në një kohë kur ekziston një ilaç natyral që përgatitet në shtëpi dhe që nuk ka efektet anësore, si antibiotiku. Por së pari, çfarë është infeksioni i veshit?
Infeksion i veshit karakterizohet nga një infeksion bakterial i veshit të mesëm, e cila është hapësira prapa daulles së veshit që lidhet me veshin e brendshëm. Infeksionet e veshit zakonisht shkaktohen nga ftohjet ose gripat. Kjo, për shkak se veshi i mesëm është i lidhur me rrugët respiratore nga një kanal i vogël i quajtur tubi Eustachian. Bakteri nga rruga respiratore e infektuar është në gjendje të udhëtojnë përmes këtij tubi dhe si rezultat të shkaktojë infeksionin në vesh.
Edhe pse infeksionet e veshit mund të ndodhin në çdo moshë, ata shpesh prekin foshnjat dhe fëmijët. Shumë ekspertë amerikanë besojnë se arsyeja e infeksionit të veshit që prek kaq shumë foshnja është për shkak se tubi i tyre Eustachian është ende duke u zhvilluar.
Efektet anësore nga përdorimi i antibiotikëve
Për të trajtuar dhe kuruar infeksionin e veshit, shumë njerëz i drejtohen farmacive për antibiotikë dhe medikamente të tjera. Megjithatë, këto shpesh mund të shkaktojë një shumëllojshmëri efektesh anësore që mund të j
enë edhe më të pakëndshme sesa vetë infeksioni i veshit siç janë:
- Probleme me frymëmarrjen
- Ënjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës ose fytit
- Dhimbje stomaku
- Jashtëqitje të zezë ose me gjak
- Gjakderdhje të pazakonshme apo nxirje
- Temperaturë dhe ethe
- Diarre
- Përzier ose të vjella
Përveç efekteve të tmerrshme anësore që vijnë nga këto medikamente, përdorimi i tepruar i antibiotikëve, lidhet me zhvillimin e një bakteri rezistent ndaj antibiotikëve. Kjo duhet të jetë një arsye e mjaftueshme që të filloni të përdorni një ilaç natyral të përgatitur në shtëpi për të kuruar infeksionet e veshit.
Kuroni infeksionin e veshit me hudhër dhe vaj ulliri
Përdorimi i hudhrës me vajin e ullirit kundër infeksionit të veshit, është një kurë e vjetër, qindra vjeçare. Ajo që e bën këtë kurë kaq efektive është se të dy përbërësit e saj kanë veti të mahnitshme kundër mikrobeve.
Vetitë kundër mikrobeve të hudhrës vijnë nga një përbërës organik të quajtur allicin. Një studim tregoi se allicin kishte efekt në frenimin e rritjes së baktereve Gram pozitive dhe Gram negative. Tregoi gjithashtu se ka veti antivirale dhe antifungus, duke e bërë atë efektive në trajtimin e infeksionit të veshit, pavarësisht se cili është shkaku.
Vaji i ullirit, jo vetëm që ka veti kundër mikrobeve, por është gjithashtu në gjendje të qetësoje një vesh të irrituar apo të skuqur keq. Një studim tregoi se vaji i ullirit është në gjendje të pengojë rritjen e baktereve.
Receta që duhet të përgatisni
Përbërësit:
- Gjysmë kokërr hudhër të freskët, të grirë
- Një lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
- Nxehni vajin e ullirit në një tigan të vogël
- Shtoni hudhrën e grirë kur vaji është i nxehtë
- Uleni temperaturën dhe lëreni për rreth 20 minuta
- Kullojeni vajin e ullirit duke u siguruar të mos kalojë asnjë copë hudhër
- Prisni që vaji i ullirit të ftohet në temperaturë ambienti
- Hidhni 2-3 pika, në veshin e infektuar
Këshillohet që gjithmonë të përgatisni të freskët, në çdo përdorim.