Ilir Shaqiri “kërcënon” të bijën në Instagram
Ilir Shaqiri, balerini shqiptar që jeton në Itali dhe më së shumti u bë i njohur për ne teksa ishte trajner në “Dancing with the stars” në Vizion Plus.
Si të gjithë adoleshentët edhe vajza e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, që jeton në Itali ditën e djeshme ka bërë një “live” në Instagram.
Shumica e ndjekësve të saj ishin kushërinj, të afërt dhe familjar. Midis tyre ishte edhe i ati, Ilir Shaqiri.
Balerini i njohur ka bërë “screenshot” një moment gjatë videos ku shihet qartë komenti i tij me shaka.
“Hajde se ta tregoj unë në shtëpi.”,-i ka komentuar Iliri të bijës.
Duke u befasuar se vajzën e tij ishin duke e ndjekur gjithë fisi në ato momente Iliri ka lënë edhe një koment për këtë.
“Kur gjithë fisi të ruan si qen kufiri”, shkruan balerini shqiptar në përshkrimin e fotos së postuar në “Instastory”.
Iliri gjithmonë ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm at e bijë, por edhe shokë të ngushtë që ndajnë çdo sekret me njëri-tjetrin.