Të gjithë pyesin se si Stephen Hawking ka lindur fëmijë, kjo është përgjigjja

Shkencëtari i njohur ka vuajtur nga sëmundja e rëndë, mirëpo ajo nuk e ka penguar që të ketë trashëgimtarë.

Stephen Hawking ka vuajtur nga skleroza amiotrofike laterale, e cila është e njohur si sëmundje e Lou Gehrig’s apo ALS, e cila i është diagnostikuar kur i ka qenë 21 vjeç.

Sëmundja ka avancuar me kalimin e viteve, mirëpo para se të humbte lëvizshmërinë në pjesën e poshtme të trupit për shkak të sëmundjes, ai ka qenë i aftë të ketë fëmijë.

Skleroza amiotrofike laterale është sëmundje e cila shkakton vdekjen e qelizave nervore si edhe të qelizave të palcës kurrizore, e cila pengon lëvizjet e muskujve.

Si edhe te rasti i Stephen Hawkingut, sëmundja mund të avancojë ngadalë madje me vite të tëra. Paraliza e plotë shfaqet në fazat e zhvillimit të ALS-së.

Edhe pse ka pasur vështirësi në ecje dhe nuk ka mundur të flasë pa probleme, Hawking është martuar në vitin 1965 dhe i ka lindur djali i madh në vitin 1967.

Viteve të tjera, lëvizshmëria e tij është zvogëluar në mënyrë rapide, deri në pikën ku më nuk ka mundur të lëvizë pa paterica dhe nuk ka mundur më të shkruajë.

Fëmija i tij i dytë, vajzë, i ka lindur në këtë periudhë, në vitin 1970. Pothuajse një decenie më vonë, kur aftësitë verbale të Stephenit kanë qenë shumë të vogla si edhe lëvizjet, i ka lindur fëmija i tretë, djalë, në vitin 1979.

Me gjithë thashethemet që fëmija i tij i tretë nuk është i tij, bashkëshortja Jane kurrë nuk ka pranuar se fëmija nuk është i tij.

E ëma e shkencëtarit edhe vetë ka shfaqur dyshimin duke e pyetur Janen kur kishin qenë vetëm a është ky fëmijë nip i saj, ajo i është përgjigjur që fëmija është vetëm i Stephenit.

Nga atëherë gjendja e tij në mënyrë rapide është përkeqësuar derisa në fazën e fundit të ALS-së ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Share With:
Translate »
883 Views