Ilva Tare ka organizuar festën e pritjes së bebit të dytë dhe ne nuk e paskemi kuptuar
Pak kohë më parë Ilva Tare na surprizoi me lajmin për shtatzaninë e saj të dytë, kjo për faktin se Melody është 2 vjeç. Ndoshta ne nuk e prisnim që familja të shtohej kaq shpejt por mami Ilva me babin Eduart Selamin kanë menduar më shpejt për këtë çështje. Melody, vajza e madhe e familjes do të bekohet me një vëlla duke parë edhe ngjyrat nga baby shower që Ilva ka organizuar në bregdet. Atmosfera duket kaq hyjnore ashtu siç është edhe ardhja në jetë e një fëmije! /Kids’ Time