6-vjeçari pickohet nga gjarpri, shpëton falë rastësisë

Një djalë 6-vjeçar është pickuar nga gjarpri teksa luante në fushat gjysmë të thara nga bari e të lëna djerrë në fshatin Shkret. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një nga fshatrat e thellë të Krujës.

Igli është 6-vjeç dhe tani gjendja e tij është përmirësuar. Tani ka filluar të lëvizë dhe mjekët thonë që do bëhet mirë. Djali është nga malësia e Krujës, nga fshati më i harruar nga shteti, ashtu siç ka dhe emrin “Shkretë”. Atje vetëm fuoristradat dhe kamionët shkojnë sepse s’ka rrugë. Për fat të mirë aty në fshat është ndodhur një fuoristradë dhe e kanë sjellë urgjent se për ndryshe tani s’do ishte më”, rrëfen një i afërm i Iglit të vogël.

Igli ia ka hedhur paq dhe gjendja e tij po normalizohet. Shqetësimi i të gjithëve është se ç’do të kishte ndodhur me Iglin dhe shumë të tjerë si puna e tij, nëse në fshat nuk do të ndodhej ndonjë makinë? A do mbërrinte ndonjëherë ambulanca, si e para që duhet t’i japë ndihmën qytetarit në rast nevoje? Apo ky opsion nuk ekziston fare në këto zona të vendit tonë?/JOQ

Share With:
Translate »
801 Views