Ilva Tare tregon barkun pak para lindjes

Ilva Tare në pritje të kripur do ta quanim këtë foto të gazetares buzë detit, në ajrin plot jod, teksa është në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo lind në fund të shtatorit dhe mesa duket ky është udhëtimi i fundit para lindjes së bebit.

I ka merituar plotësisht ca pushime Ilva Tare, që, shtatzënë, ka drejtuar një sezon shumë intensiv të Tonight për muaj me radhë, përfshirë edhe ditët e fushatës dhe zgjedhjeve të përgjithshme.

Tashmë duket se mamaja e Melody-së, që shumë shpejt do lindë edhe djalin, po shijon ca ditë pushime dhe me ç’kuptohet ka zgjedhur të udhëtojë jashtë Shqipërisë. Pasi përballoi sezonin e ngarkuar, bebi po përballon edhe fluturimet e mamit.

Një shtatzëni vërtet e mbarë! Urojmë kështu të jetë edhe djali!

Ndërkaq gazetarja duket shumë mirë. Meritë edhe e fëmijës që po vjen, me siguri! /Revista Class

Share With:
Translate »
1384 Views