Infermierja publikoi VIDEO duke treguar embrionin e foshnjës pas abortit, reagon drejtori i Qendrës Spitalore: Është studente, pamjet s’janë nga ambientet tona…

Një video e rëndë po qarkullon në rrjet (SHIKO KETU), ku një shtetase, e identifikuar me emrin Silvana kishte postuar pamje gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Përveç fotove e reja kishte postuar edhe video ku ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë. Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i qendrës spitalore Elbasan Agron Gaxho.

Në një innervistë të dhënë për “Fax News”, Gaxho thotë se e reja nuk është punëtore pranë ambietneve të spitalit, por ka qenë thjesht studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore.

Ai i konsideroi pamjet e publikuara vërtete skandaloze dhe tha se përveç fotove të të resë, pamjet e tjera si sallat e operacionit apo pamjet ku ekspozohet embrioni nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.

“Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne,por studente në vitin e parë për infermjeri. Pas analizës së pamjeve rezulton se vec fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit. As salla e operacioneve dhe ambjentet e tjera nuk përshtaten me tonat, vecanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa”, tha ai.

 

Share With:
Translate »
78 Views