Ish-bashkëshortja e aktorit të famshëm: “Ai shihte pornografi me fëmijë ndaj u divorcova”

Janë zbuluar dokumentat e divorcit të Charlie Sheen dhe Denise Richards, ku ajo e akuzonte aktorin 52-vjeçar se ishte i apasionuar pas pornografisë.

Kohëve të fundit është zbuluar se Charlie ishte përfshirë në raste pedofilie me aktorë të rinj. Përfaqësuesit e tij i kanë mohuar këto këto akuza.

Ndërkohë, ish-gruaja e tij në një deklaratë për gjykatën ka zbuluar se ish-burri i saj vizitonte në internet faqet që shfaqnin pornografinë e fëmijëve.

Kjo ka qenë arsyeja që ajo i ka kërkuar divorcin dhe dyshohet se ai nuk e ka mohuar këtë gjë, por i ka thënë se nuk kishte asgjë të keqe. Përgjigja e tij e ka shqetësuar teper Denise dhe ajo ka thënë:

“I thash atij se gjeta këtë informacion shqetësues. Ne kishim dy vajza dhe besoj se ky ishte një problem shumë serioz, madje ja ndalova që të qëndronte rreth fëmijëve tanë.”

Denise dhe Charlie janë martuar në 2002-shin dhe kanë dy vajza. Ata janë ndarë gjatë kohës që Denise ishte shtatzënë me vajzën e dytë në vitin 2005 dhe divorci i tyre u finalizua në 2006-ën.

Share With:
Translate »
580 Views