Ish e dashura e vrau pas shpine, aktori turk do të bëhej baba

Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat turke janë marrë me lajmin e hidhur që ka tronditur të gjithë botën e ekranit dhe atë të artit në Turqi. Vrasja e aktorit të njohur Vatan Sasmaz në një prej hoteleve luksoze në Beshiktash, nga ish e dashura, Filiz Aker, ka zbuluar detaje të tjera tronditëse nga të afërmit e të dy personazheve. Sipas lajmeve të fundit nga mediat turke, bashkëshortja e 43-vjeçarit Sasmaz, Yasemin Adali, është në pritje të ëmbël. Sasmaz dhe Adali u martuan në vitin 2015. Hurriyet.com shkruan se aktori dhe personazhi i njohur televiziv e ka mësuar gjininë e foshnjës në muajin e pestë të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej. Bashkëshortja dhe e gjithë familja e Sasmaz janë tepër të tronditur për këtë krim makabër që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Lajmi i hidhur i së dielës në mbrëmje ka tronditur thellë edhe botën e showbiz-it në Turqi. Një pjesë e mirë e artistëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet edhe përmes profileve sociale. Ceyda Dvenci, e njohur si Denizi e serialit “Maral”, shprehu dhimbjen për humbjen e thellë pas marrjes së lajmit. Po ashtu, edhe shumë aktorë, bashkëpunëtorë e miq të tjerë të Sasmaz kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e rëndë.

 
 

Share With:
Translate »
1104 Views