Ish-kryeministri Sali Berisha humb njeriun e afërt
Motra e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme. Burimet thonë për “Panorama” se ajo u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Bëhet fjalë për Hajrie Osmanin. Ajo jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz. Nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta.
Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit.