Ish-missi poston foton e trupit pak orë pasi lindi djalin, fjalët e saj prekin çdo nënë

Ish-missi është lavdëruar së tepërmi për guximin që ka shfaqur vetëm pak momente pas lindjes së djalit të saj.

Fjala është për ish-miss Anglinë Georgia Jones, e cila është e martuar me kitaristin dhe vokalistin e “McFly” Dani Jones.

Siç mund ta dini pas 9 muajsh që trupi juaj mban dhe rrit një jetë vogël brenda barkut, format tuaja nuk mund të kthehen menjëherë në ato origjinale.

Ish-missi e mposhti paragjykimin dhe postoi në Instagram foton menjëherë pas lindjes, krah të cilës shpjegonte realitetin e një trupi pas shtatëzanisë.

Anglezja Georgia Jones shkruan:

Kjo isha unë pak orë pasi linda foshnjën Cooper… Flokët e yndyrshme, këmbët me gjemba, me pjesë të lënduara, pantallona të mëdha dhe një bark shumë të madh bosh…

Por unë nuk do të ndryshoja asnjë gjë.

E kam humbur trupin tim të para-shtatëzanisë? Absolutisht (dhe kjo është gjë e mirë).

A do ta provoj –kur të kthehem plotësisht në formë- që të kthej pas trupin tim? Dreq PO! (E cila gjithashtu është një gjë e mirë).

Por, e dini çfarë…edhe nëse gjërat nuk do jenë më kurrë krejt të njëjta sërish, unë përsëri do jem në rregull me trupin tim, trupi im ishte ai që nxori atë person të vogël jashtë.

Të lumtë trupi im, jam super krenare për ty.”

Share With:
Translate »
900 Views