Ish-partneres i tha se nuk do fëmijë, por Lewis Hamilton gati për hapin e madh me Shakirën

Shakira dhe Lewis Hamilton po shijojnë lidhjen e tyre prej disa kohësh tashmë, por kanë preferuar të mos e bëjnë publike. Dyshja kanë kaluar shumë kohë së bashku në muajt e fundit siç raportojnë mediat e huaja.  Për më tepër, thashethemet shpërthyen kur Hamilton u pa duke kaluar më shumë se një natë në vilën e Shakirës në ishullin ekstravagant të Ibizës.

Ajo që është më interesante është se Shakira e ka ndryshuar Hamilton dhe këndvështrimin e tij për marrëdhëniet. Gjatë kohës që ishte me Nicole Scherzinger, piloti i Formula 1 nuk kishte dëshirë për të pasur fëmijë, por gjërat kanë ndryshuar tani.

Gjatë një interviste në vitin 2014, Hamilton pranoi publikisht hezitimin e tij për të pasur fëmijë me këngëtaren amerikane, pavarësisht se kishte kaluar gati shtatë vjet së bashku. “Ajo është e mrekullueshme me fëmijët, mendoj se ne të dy jemi shumë mirë me fëmijët… por ne nuk kemi kohë për këtë për momentin”, tha ai siç raportohet nga The Economic Times.

Siç raportohet Hamilton dëshiron fëmijë me Shakirën.

Mbetet për t’u parë nëse Shakira do të ishte e lumtur të plotësonte dëshirën e Hamiltonit.

Share With:
Translate »
51 Views