Nëna dhe foshnja fitojnë betejën me jetën falë ekipit të “Koço Gliozheni”

Lorena Novaku dhe foshnja e saj, ia dolën për mrekulli, në sajë të profesionalizmit dhe punës në ekip të mjekëve në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“34-vjeçarja me diagnozë placenta previa akreta, një patologji e rëndë për shtatzaninë, sot është shëndosh e mirë bashkë me Mia Iris, fëmijën e saj të tretë, pas një ndërhyrje jetëshpëtuese të shkallës së lartë të vështirësisë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shprehu mirënjohjen për ekipin me obstetër-gjinekolog Dr. Astrit Bimbashi, Dr. Vezir Tena, Dr. Florian Llabani, mjek urolog Dr. Xhemal Keshi, Dr. Elona Belaj, Dr. Alma Hysi, Infermieret Ediola Meçe, Elona Llupo.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë është drejt përfundimit edhe faza e parë e investimit për rehabilitimin e Urgjencës, Qendrës së Gruas, si dhe ngritjen për herë të parë të Qendrës së Riprodhimit të Asistuar.

Zgjerimi i këtyre shërbimeve do të garantojë një standard të ri për nënat dhe të porsalindurit.

Share With:
Translate »
152 Views