“Ishte udhëtimi i parë dhe i fundit”, Barack Obama publikon foton e vetme me të atin

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, rrugëtimin e tij të jetës nuk e ka pasur të thjeshtë. Ai shpeshherë ka treguar se i ka muguar figura e të atit pasi është rritur vetëm nga nëna e tij.

Ai ka publikuar në Instagram foton e rradhë më të atin, krahas së cilës ndër të tjera shkruan: Ishte udhëtimi i parë dhe i fundit”.

Së fundmi në bisedën për Renegades, Obama ka folur për temën e burrërisë dhe ndikimin që kanë baballarët, duke marrë shembull edhe rastin e tij.

“Nuk e njihja vërtet babanë tim – ai la nënën dhe mua kur isha vetëm dy vjeç dhe udhëtoi nga Kenia vetëm një herë për të na vizituar kur isha dhjetë vjeç. Ai udhëtim ishte i pari dhe i fundit që unë e pashë atë. Pas kësaj, unë mora nga ai letra të rastit.

Vizita e tij e shkurtër pati një ndikim të thellë në jetën time. Babai më dha topin e parë të basketbollit dhe më njohu me xhazin. Por, për pjesën më të madhe, vizita më la më shumë pyetje sesa përgjigje dhe unë e dija se do të më duhet të mësoja se si të bëhem burrë vetë.

Në bisedën tonë të fundit për Renegades: Lindur në SHBA, Bruce dhe unë shqyrtuam temën e burrërisë dhe ndikimin që baballarët tanë patën në jetën tonë. Ne gjithashtu folëm për mesazhin që kultura amerikane u jep djemve për atë që do të thotë të jesh burrë, një mesazh që shumë shpesh thekson qëndrueshmërinë fizike mbi ndjeshmërinë; nevoja për të dominuar mbi aftësinë për të dashur dhe për t’u kujdesur për të tjerët”, ka shkruar Obama në Instagram.

 

 

Share With:
Translate »
152 Views