Në fillim njerëzit mendonin se Kim Kardashian ishte nëna e Kendall Jenner, tani i ngatërrojnë për binjake

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner kanë bashkuar së fundmi forcat me njëra-tjetrën për aromat e reja të “KKW Fragrance”. Për të promovuar bashkëpunimin e tyre, dy motrat publikuan një video të shkurtër në të cilën ndanë kujtimet më të bukura nga fëmijëria e tyre. Kim ka treguar se shpesh njerëzit mendonin se ajo ishte nëna e Kendall, duke qenë se të dyja kanë diferencë të madhe në moshë.

“Kur lindi Kendall, mua m’u desh që të kujdesesha për të gjatë gjithë kohës teksa isha 16 vjeçe. Më duhej që ta shëtisja me karrocë dhe të gjithë mendonin se ishte fëmija im. Unë isha shumë e rritur. Të gjithë mendonin se ishte fëmija im dhe mua disi më pëlqente kjo gjë”, tha Kim e më pas shtoi: “Dhe tani mendojnë se jemi binjake. Po bëj shaka”.

 

Kim njoftoi bashkëpunimin e saj me Kendall në 18 mars, duke publikuar disa foto shumë të bukura për fushatën.

“Tre aroma të reja të frymëzuara nga dashuria e Kendall Jenner për shëtitjet në natyrë dhe kalërimin. Këto aroma janë shumë të ndryshme nga çdo gjë tjetër që kemi bërë më parë në KKW Frangrance. Kendall ka shije komplet të ndryshme nga unë. Ato janë shumë luksoze dhe të pasura! Çdokush që i ka provuar është fiksuar pas tyre”, shkroi Kim pasi njoftoi bashkëpunimin me të motrën.

Share With:
Translate »
187 Views