Itali, bëhet nënë në moshën 55-vjeçare pas humbjes së djalit të vetëm

ITALI – Një 55-vjeçare në Itali bëhet nënë për herë të dytë. Lajmi i gëzueshëm erdhi pas tragjedisë që çifti përjetoi pas vdekjes së djalit të tyre te vetëm në moshën 16-vjecare. Maurizio Zanzani, i cili nga të gjithë njihej si Zak ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar për shkak të një sëmundje në zemër, të cilën e kishte zbuluar vonë. Tashmë pas një vit e ca nga vdekja e të birit çifti gëzohet me një tjetër fëmijë, të cilin e quajtën një mrekulli të Zak. “Përpara arkivolit të djalit tim, bashkëshorti më tha se donte një tjetër fëmijë. Në ato momente nuk e mendova dhe thashë me vete se qenka çmendur- tha Marina, e cila në atë periudhë ishte 54 vjeçe. Vetëm pas 15 ditësh nga humbja e tyre e madhe ata nisën tentativat për të bërë një tjetër fëmijë. Marina nisi një trajtim të veçantë të hormoneve për femrat e moshës së saj dhe në mars të vitit 2017 mbetet shtatzënë. Kështu pas 9 muajsh vjen në jetë Brando Michael. “Nuk e mendoja kurrë se do të bëhesha sërish nënë, Zak nga lart në qiell më ndihmoi me këtë shtatzëni, tashmë ka një vëllaçko”- u shpreh 55-vjeçarja për mediat italiane. Vogëlushi erdhi në jetë një ditë më parë me operacion çezarian pak kohë para se të mbushte tamam 9 muaj, për të evituar probleme me kordonin dhe problemet kardiake. Ai është shëndoshë e mirë por do të qëndrojë në spital për pak kohë, që të fitojë peshën e duhur.

Share With:



424 Views