Ivanka Trump përqafon djalin, “plasin” kritikat

Mbështetësit e Ivanka Trump nxituan ta mbronin atë pasi u kritikua pasi postoi një fotografi ku përqafonte djalin e saj.

Kritikët e lidhën me politikat e emigracionit të administratës Trump. Vajza e Parë e publikoi fotografinë në Instagram në fundjavë, kur disa raporte njoftuan se Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore kishte ‘humbur’ 1.500 fëmijë emigrantë.

Ivanka u përball me reagime të rënda ku njerëzit thonin se është e pandjeshme dhe  e keqe. Kritikët nxorrën një fotografi ku dukeshin dy fëmijë emigrant që strehoheshin në koliben e qenit. Por të gjithë hoqën postimin nga Twitter kur u zbulua se ishte bërë në 2014 kur ka qenë president Barack Obama.

Share With:
Translate »
700 Views