Një foto lë pa gjumë këtë nënë

Një nënë thotë se është e shokuar pas asaj që pa nga fotografitë që u bëri fëmijëve të saj gjatë një shëtitje në pyll.

Ajo thotë se teksa djali u ngjit pranë një peme të madhe, një “fëmijë shpirtëror” qëndron pas me një dorë mbi shpatullën e tij.

Laura kapi imazhin e frikshëm kur vizitoi parkun “Plessey Woods” në Northumberland me familjen e saj gjatë pushimit të hënën.

Kur vajza e Laurës, Charlotte Hill, 15 vjeç dhe Byrin Watson, nëntë vjeç, donin të ngjisnin një pemë të madhe me kushëririn e tyre Jack, 16 vjeç, Laura vendosi të shkrepte disa fotografi.

Megjithatë, ajo mbeti “tmerruar” kur shqyrtoi fotografinë dhe pa fytyrën e një fëmije tjetër që ishte shfaqur pas Byrin – pavarësisht se asnjë tjetër nuk ishte në zonë.

Ndërsa fillimisht skeptike për ngjarjet paranormale, Laura thotë se fotoja e ka bindur atë për ngjarje të tilla.

Ajo po planifikon një kthim tek vendi i fotos, pasi figura ka ngjallur interesin e saj tek fantazmat – ndonëse pranon se shpreson që shfaqja nuk do t’i ‘ndjekë ata në shtëpi’.

Share With:
Translate »
928 Views