Ja çfarë rrezikojnë kur të rriten, fëmijët që marrin shumë antibiotikë

Një hulumtim i publikuar në gazetën ndërkombëtare “Journal of Obesity” tregon se kush i mëson fëmijët rregullisht me antibiotikë gjatë fëmijërisë kanë tendencën të fitojnë peshë më lehtë kur të rriten.

Marrja e shumë antibioktikëve gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës nxit obezitetin më vonë. Këtë e tregon një studim i bërë në 160 mijë fëmijë nga 3-18 vjeç. Fëmijët që kanë marrë rregullisht antibiotikë gjatë fëmijërisë kanë shtuar më shpejt në peshë se sa ata që i kanë marrë antibiotikët më rrallë ose nuk kanë marrë fare.

Në veçanti, 15-vjeçarët që në vegjëli janë kuruar me antibiotikë të paktën 7 herë peshojnë rreth 1 kg e gjys më shumë se ata që nuk kanë marrë kurrë antibiotikë.

Duke përjashtuar situatat kur trajtimi me antibiotikë është e domosdoshme, studimi tregoi se teprimi me antibiotikët është i lidhur me obezitetin e mëvonshëm , me problemet  e metabolizmit.

Antibiotikët, shpesh të përdorur në ushqimet e kafshëve, sepse nxisin shtimin në peshë, krijojnë një çekuilibër  në zorrë, sepse veprojnë për të eliminiuar bakteret nga zorrët.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se antibiotikët kanë qenë të lidhur me shtimin e peshës në vitet e para të fëmijërisë, ky studim i fundit nënvizon, se rritja e peshës për shkak të antibiotikëve vazhdon deri në moshë të rritur.

Hulumtuesit rekomandojnë prindërit të kufizojnë përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët e tyre vetëm në raster kur është absolutisht e nevojshme.

Share With:
Translate »
735 Views