Ja kuptimi i emrit Tian, që Tuna zgjodhi pë djalin

Tuna me Patrisin, me sa duket, kanë kërkuar për një emër unik për djalin e tyre, i cili sapo ka ardhur në jetë dhe, me siguri, nuk mund të bënin zgjedhje më të mirë.

TIAN, një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, zanafillën e ka nga Kina e lashtë. Në gjuhën kineze fluturimi ose lundrimi kozmik quhet “hang tian”, që ka kuptimin ‘fluturim ose lundrim në qiell’. Kinezët kanë një lidhje mistike, në të vërtetë me qiellin, ndaj TIAN për ta është gjithҫka që lidhet me hapësirën qiellore dhe me fuqinë e mbinatyrshme.

Në gjuhën dhe kulturën kineze TIAN ka dy kuptime kryesore: Në kuptimin më të ngushtë e të parë të fjalës, TIAN (qiell) është një hapësirë e kaltër me diell, hënë, yje, re e gjithҫka tjetër që përmban nocioni natyror. Nga ky kuptim i parë, kanë lindur më tej edhe emra të tjerë në kinezisht.

Nga ana tjetër, në një kuptim më të gjerë e të figurshëm të fjalës, “qielli” në kinezisht përmban një nocion filozofik dhe tregon “tian tao”, ose ndryshe “parimin qiellor” – një forcë e mbinatyrshme, mbinjerëzore, që në shqip mund të interpretohet ngjashëm me fjalën “Perëndi”.

Qiell dhe Perëndi – kështu është edhe Tian për Tunën dhe Patrisin.

Share With:
Translate »
19041 Views