Kejsi Tola ka ditëlindjen, por urimet i adreson tek prindërit
Kejsi Tola feston ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjeç. Me siguri që ajo ka marrë shumë mesazhe urimi ditën e sotme por Kejsi në këtë ditë ka vendosur që dhe ajo vetë të urojë dikë. Me rastin e ditëlindjes së saj, këngëtarja u ka dedikuar prindërve një shkrim në Instagram duke i falenderuar për çdo ditë që ata i kanë dhuruar dhe për kujdesin.
“Më e rëndësishmja në këto 25 vite ka qenë pikërisht kjo foto e cila dita-ditës dhe vit pas viti mund të më ketë zgjatur paksa mua, mund të ketë shtuar dhe disa thinja në flokët e tyre, mund të jetë shkrepur dhe në vende të ndryshme. Ama një gjë nuk do të ndryshojë dhe është pikërisht ky shtrëngim duarsh me të cilin jam e bekuar që e kam pasur që ditën e parë të jetës. Faleminderit ma, faleminderit ba për çdo ditë që më keni dhuruar. Dashuri e pafund. 25 vite plot lumturi.”, shkruan Kejsi.