Ja kur duhet filloni përdorimin e kripës dhe sheqerit tek fëmija

Sekreti i të gjitha shijeve varet nga sasia e kripës apo sheqerit të përdorur, madje kjo ka prodhuar edhe fjalë të ndryshme popullore, aq e rëndësishme është në degustim. Por ne harrojmë se kjo nuk vlen në të gjitha rastet, pasi tek fëmijët edhe një sasi e pakonsiderueshme kripe apo sheqeri mund të ketë pasoja fatale në shëndetin e tyre, ndaj në vitin e parë të jetës ato duhen mbajtur kadegorikisht larg tyre. Më poshtë keni dia këshilla të vlefshme për përdorimin e kripër dhe sheqerit si dhe efektet anësore të tyre.
Sheqeri
Para së gjithash duhet të shpjegojmë që po flasim për sheqerin e rafinuar (sheqerin e bardhë) dhe jo sheqerin natyral që ndohet tek frutat. Hulumtimet tregojnë se si fëmijët e ushqyer me sheqerna të lartë janë të prirur për sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe obezitet. Sheqeri i tepërt ul imunitetin e fëmijës tuaj Sheqeri çon në dëmtimin e prishjen e dhëmbëve .
Kripa
Kërkesa e fëmijës për kripë është më pak se 1 gram në ditë dhe nëse foshnja ushqehet me qumësht formulë e plotëson këtë nevojë përmes këtij qumështi. E gjitha kjo lidhet me veshkat e fëmijës. Ky çift organesh është ende në zhvillim dhe sasia e shtuar e natriumit ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Kripa do të shkaktojë keqfunksionim të veshkave dhe kjo mund të çojë në zhvillimin e shumë sëmundjeve të tjera me kalimin e viteve si ato kardiovaskulare, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, osteoporozën dhe hipertension.

Share With:
Translate »
1720 Views