Ja kush është “Liza në botën e çudirave” në jetën reale

“Liza në botën e çudirave” është padyshim një nga personazhet më të dashur të fëmijërisë, por pakkush e di se kush është vogëlushja që frymëzoi autorin e librit, Lewis Carroll. Fotografi të vajzës, te realizuara nga vetë Carroll do të shfaqen në një ekspozitë në “Nation Potret Galleri” në Londër, bashkë me imazhe të muzës së tij në moshë të rritur. Akademiku i Oksfordit dhe autori i historive të “Lizës në botën e çudirave, fotografoi Liza Liddellin, vajzën e fqinjëve të tij kur ishte e vogël. Shumë vite më vonë ajo u fotografua edhe nga Julia Margaret Cameron, fotot e së cilës përfshihen gjithashtu në ekspozitë. Magjepsja e Carroll me Liddell, e cila vdiq në moshën 82 vjeçare në 1934-n ka nxitur spekulimet se ai mund të ishte pedofil. Por Phillip Prodger, kurator i ekspozitës tha se gjatë kohës që kishte jetuar autori nuk kishte pasur kurrë pretendime për sjellje të papërshtatshme nga ana e tij. Imazhet e Lizës së vërtetë rrallë janë shfaqur për publikun.

Share With:
Translate »
636 Views